Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 7.4 shkallë të Rihterit godet Meksikën

Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 7.4 shkallë të Rihterit godet Meksikën

Një tërmet tejet i fuqishëm ka goditur para pak çastesh Meksikën. Sipas zyrës së sizmologëve në këtë vend, fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.4 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra e tërmetit ishte diku në brigjet e Paqësorit. Dridhjet janë ndjerë në brigjet La Placita de Morelos në pjesën perëndimore të Meksikës.

Sipas Institutit gjeologjik të SHBA-ve, tërmeti ka ndodhur 46 kilometra në juglindje të qytezës La Placita de Morelos në shtetin Michoacan, kurse epiqendra ishte në 10 kilometra thellësi. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, por po konsiderohet si një ndër tërmetet më të fuqishme që kanë ndodhur në botë.

LEXO EDHE:

Back to top button