Tërmeti në Greqi, përveçse në vendin tonë u ndje edhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë ka goditur zonën e  Florinas në Greqi. Ky tërmet është ndjerë fortë në vendin tonë, por edhe në disa qytete në jug të Shqipërisë, si Korça, Saranda, por edhe Tiranë.

Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.8 rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.

Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje disa sekondëshe. Ndërkohë brenda minutave në vijim u regjistruan tre paslëkundje të tjera , 3.5 Rihter, 19 km në veriperëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale 10 km dhe 4.1 Rihter gjithashtu në një thellësi 10 km.

LEXO EDHE:

Back to top button