Tetë unaza e këpucë të personalizuara për Lionel Mesin

Pas fitores së këtij trofeu rekord, të hënën mbrëma në Paris, sponsori dhe partneri prej kohësh i markës së veshjeve të argjentinasit, “Adidas”, e ka mbytur në dhurata Mesin. Janë tetë unaza ari 14 karatëshe, secila  dedikuar çdo “Topi të Artë” të fituar nga argjentinasi. Më vonë, çdo unazë do të jetë në kalojë në ankand dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, destinacion i cili do të zgjidhen nga Mesi dhe “Adidas”.

Këpucë futbolli Mesi “El Ocho” që paraqet një dizajn të veçantë të këpucës “X Crazyfast” me nënshkrimin e sulmuesit me një skemë të re ngjyrash të frymëzuar nga topat e artë që mund të shihen në çmimin e “Topit të Artë”.

Tetë topat në anë të këpucës përfaqësojnë çdo vit që Mesi u votua si lojtari më i mirë në Botë. Një kokë dhie e artë qëndron pak poshtë lidhësve të secilës këpucë, ndërsa fjalët “El Mejor Del Mundo” (Më i miri në botë) zbukurojnë pjesën e jashtme të këpucës me një printim dekorativ të stampuar.

Pritet që Mesi të debutojë me këpucët e frymëzuara nga “Topi i Artë” me kombëtaren argjentinase në sfidat ndaj Uruguait dhe Brazilit gjatë muajt nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button