Tetë viktima dhe 112 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

112 raste të reja, 8 viktima dhe 159 pacientë të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Në Shkup vazhdon trendi i barabartë mes të infektuarve dhe të shëruarve. Në Strumicë janë regjistruar 11 raste të reja ndërsa në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë nën 10 raste. Më shumë viktima ka në Shkup. Indeksi i të infektuarve në raport me numrin e testeve sot shënon 8 për qind.

Shkup46
Strumicë11
Manastir7
Kumanovë7
Tetovë6

Nga Komunat në kuadër të Qytetit të Shkupit, Aerodromi është kthyer në vatër virusi me 20 për qind të rasteve aktive sa ka i gjithë Shkupi. Më pas vijnë Qendra, Karposhi, Kisella Voda, Gazi Baba dhe Gjorçe Petrovi. Çairi tashmë disa javë shënon raste sporadike.

Aerodrom102
Qendër98
Karposh88
Kisella Vodë84
Gazi Babë79
Gjorçe Petrov52

Për 8 muaj sa zyrtarisht vendi gjendet në pandemi, autoritetet kanë testuar 10 për qind të popullsisë, duke u bë vendi parë në rajon me përqindjen më të lartë të testimeve. Në 14 laboratorë vendorë deri tani janë testuar gjithsej 187 kijë qytetarë, ndërsa deri tani janë evidentuar 17.786 raste me Kovid-19, 737 viktima, 14.801 pacientë të shëruar dhe gati 2.250 raste aktive. Kratova dhe Krusheva janë komunat vetëm më nga një rast aktiv, ndërsa përjashtim Shkupit, në qytetet tjera të mëdha si Kumanovë, Tetovë, Manastir, Prilep, Strumicë dhe Koçan ka nën 200 raste aktive.

Teste187080
Të infektuar17786
Të shëruar14801
Viktima737
Aktive2248

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button