Tetovë, brenda një dite pritet të vaksinohen 1500 persona

Tetova do të jetë njëra ndër gjashtë qendrat rajonale për vaksinim kundër kovid 19. Vaksinimi do të kryhet në sallën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë. Salla do të ketë 20 pika vaksinimi, ndërsa në to do të vaksinohen në ditë nga 1500 persona. Vaksinimi do të bëhet nga stafi i trajnuar i motrave të Shtëpisë së shëndetit në Tetovë.

Është paraparë nga ministria e Shëndetësisë që pika të filloj me punë më pesë maj, dhe shpresoj që do ia dalim të jetë gati për pesë majin. Kapaciteti i kësaj pike është 1500 persona në ditë. Siç e shihni vaksinimi do bëhet në 20 pika të gatshme dhe kuadri që është i nevojshëm është siguruar nga Shtëpia e shëndetit e Tetovës, dhe në bazë të nevojës dhe vlerësimit të Ministrisë do kyçen edhe punëtorë tjerë shëndetësor nga pikat që mbulon kjo pikë rajonale”, tha Borisllav Jorgaqieski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë.

 Qytetarët e anketuar thonë se do të regjistrohen për të pranuar njërën nga vaksinat anti covid 19.

“Po do e marr, mendoj se duhet të merret vaksina sepse është diçka për të cilën kemi nevojë që ta merr gjithkush. Normal kjo është për shëndetin tonë dhe të tjerëve që të mos ia përcjellim dikujt tjetër”

 “Po si jo, do e marrim, kemi nevojë ta marrim. Mendoj se po duhet ta marrin gjithë, motra ime e ka marrë mirë është nuk ankohet”

Për momentin në këto 20 pika vaksinimi, do të vaksinohen banorë nga Tetova dhe Gostivari, por nuk përjashtohet mundësia që të shtohet edhe qyteti i Kërçovës.

Bashkim Sulejmani                                                            

LEXO EDHE:

Back to top button