Tetovë, disa plumba përfundojnë në godinën e Medresesë së Vajzave

Disa gëzhoja të armëve të zjarrit kanë përfunduar në Medresenë e Vajzave në Tetovë. Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, derisa sot është raportuar në polici nga një pjesëtare e sigurimit publik e angazhuar nga Medreseja. Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe se rasti është dokumentuar ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë. Banorët në afërsi të vendit të ngjarjes thonë se mbrëmjen mes ditës së shtunë dhe ditës së diel janë dëgjuar disa krisma të armëve në këtë rajon.

LEXO EDHE:

Back to top button