Tetovë/ S’ka zgjidhje për transportin e nxënësve të lagjes “Bregu i Diellit” dhe të fshatit Rasadishtë

Tetovë/ S’ka zgjidhje për transportin e nxënësve të lagjes “Bregu i Diellit” dhe të fshatit Rasadishtë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Mbetet edhe më tej pa zgjidhja çështja e transportit të nxënësve të lagjes “Bregu i Diellit” dhe fshatit Rasadishtë të Tetovës, shkruan Alsat.

Prindërit ankohen se që prej fillimit të shkollës, ata detyrohen të paguajnë privatisht për transportin e fëmijëve deri te shkolla, që ka më shumë se tre kilometra.

“Dyqind euro a del muaji që i japin taksit për të na dërguar nxënësit deri atje, nga rruga 146 deri tek “Istigballi” dhe “Naim Frashëri” . ne nuk kemi mundësi të paguajmë në muaj nga 300 euro kur rrogën e kam 300 euro. Ne duhet të hamë të pimë çka të bëjmë para, dihet këtë e ka obligim komuna dhe ministria e arsimit ta siguroje”, tha një prind.

“Na dëmton shumë kjo, 300 euro paguajmë çka të bëjmë para, të mbajmë familjen apo të pagujmë transportin. Dimrit nuk do i lëshojmë aspak në shkollë se nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh një prind tjetër.

“Dyzet e dy fëmijë janë, por është edhe fshati Rasadishtë se transporti i ka marrë nga Rasadishti deri në Istigball. Ne e thirrëm Alsatin pasi ishim te drejtoria të komuna veç na zhagmisin sot nesër. Ne nuk do ndalemi do vazhdojmë deri në fund sepse s`mund të dalim me tjera në qytet. Na thonë ti çojmë fëmijët në Naim Frashëri por e njëjta distancë është dhe transporti duhet të bëhet”, theksoi një tjetër prind.

Nga sektori për arsim në komunën e Tetovës thonë se po punojnë për gjetjen e zgjidhjes.

“Jemi duke punuar në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje formale – juridike si për nxënësit e rrugës 146 po ashtu edhe për nxënësit e fshatit Rasadishtë, me qëllim që, tash e tutje, transporti i këtyre nxënësve të bëhet jo siç është bërë në të kaluarën por të bëhet në formë të pastër juridikisht. Së shpejti do të gjejmë zgjidhje dhe këtyre nxënësve do t`iu kthehet transporti publik”, theksoi Nazmi Dauti, drejtues i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës.

Prindërit paralajmëruam se nëse deri në fund të muajit nuk gjendet zgjidhje për transportin e nxënësve, do të bojkotojnë mësimin dhe do të protestojnë./ Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button