Bizneset kërkojnë por nuk mund të gjejnë punëtorë, kjo është arsyeja

Bizneset kërkojnë por nuk mund të gjejnë punëtorë, kjo është arsyeja

Si rezultat i mos harmonizimit të programeve studimore me tregun e punës, kemi 119 mijë të papunë dhe 8000 vende të lira pune për të cilat bizneset kërkojnë por nuk mund të gjejnë punëtorë. Kështu deklaroi profesori Izet Zeqiri, sipas të cilit është e domosdoshme që universitetet të fillojnë reforma në përgatitjen e programeve studimore më të shkurtra, me të cilat do t’u përgjigjen sfidave të tregut të punës. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se situata është e ngjashme në të gjithë Ballkanin Perëndimorë. Sipas kësaj ode ndërtimtaria dhe IT-ja janë dy prej sektorëve të shumtë ku haset mungesë e punëtorëve, ndërsa mbi 30 për qind e zhvillimit ekonomik vjen nga sektori i ndërtimtarisë. Këto komente u bënë gjatë diskutimit në tryezën e rrumbullakët “Harmonizimi i programeve studimore të arsimit të lartë me nevojat e tregut të punës” të organizuar nga Universiteti “Nëna Terezë”.

“Ndryshimet që ndodhin në botën digjitale alarmojnë se deri në vitin 2030 ne do të kemi edhe profesione të tjera krahas këtyre profesioneve që i kemi që jo rastësisht kompanitë më të mëdha kanë themeluar universitetet e tyre të cilët prodhojnë profile të veçanta dhe profesione të reja, është e domosdoshme që universitetet të përgatiten në këtë drejtim që t’i përgjigjen tregut të punës…”, deklaroi Izet Zeqiri, rektor i UNT-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button