Bella Hadid nuk është më femra më e bukur në botë

Shkenca ka zgjedhur gruan e re më të bukur në botë, ajo është aktorja angleze Jodie Comer, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin “Killing Eve”.

Duke përdorur një metodë llogaritjeje të lashtë greke, Jodie Comer është shpallur femra më e bukur në botë. Janë marrë parasysh një sërë faktorësh dhe sa më afër të jetë personi me proporcionet 1:1.618, aq më i përsosur është ai person.

Prandaj, sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e fytyrës së Comer janë më të afërt me matjet ideale, me një rezultat prej 94.52%. Aktorja u përball me konkurrencë “serioze” në bukuroshet e famshme Zendaya, Bella Hadid dhe Beyoncé të cilat u krahasuan dhe afër rezultatit perfekt.

Lista e femrave të bukura sipas formulës shkencore është krijuar nga kirurgu estetik Dr. Julian De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës duke përdorur teknikën e hartës me ndihmën e kompjuterit.

“Jodie Comer është fituesja e qartë kur të gjithë elementët e fytyrës janë matur për përsosmërinë fizike”, tha De Silva.

E dyta në listë ishte Zendaya, ndërsa Bella Hadid ra në vendin e tretë. Ajo u pasua nga Beyoncé, e cila përfundoi në vendin e katërt.

 

LEXO EDHE:

Back to top button