The Weeknd sapo i shumëzoi me zero tre çmimet e tij “Grammy”

Në muajin nëntor të vitit që lamë pas, “Grammys” shpalli nominimet në të gjitha kategoritë dhe Dua Lipa dominoi së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce me 6 të tilla. Mirëpo pas bërjes së tyre publike, duket se ka pasur të pakënaqur, një ndër ta këngëtari me famë botërore, The Weeknd. Ky i fundit e ka cilësuar “Grammys” si eventin më të korruptuar, sepse këtë vit ai nuk është nominuar në asnjë kategori, pavarësisht se ka dominuar listat botërore të muzikës me hitet e tij.

“Grammys vazhdon të jetë i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë, transparencë“, ka shkruar The Weeknd. Këngëtari i referohet procesit dhe personave që bëjnë përzgjedhjen e nominemve, sepse kjo gjithmonë ka qenë sekret.

Megjithëse më herët ka fituar tre çmime “Grammy”, tashmë këto trofe s’kanë asnjë vlerë për The Weeknd, siç ka treguar ai për numrin e ri të “Billboard”.

“Mua personalisht nuk më intereson më. Kam tre Grammy, të cilat nuk do të thonë asgjë për mua tani, padyshim. Unë vetëm doja përgjigje. Çfarë ndodhi? Ne kemi bërë gjithçka siç duhet, mendoj. Unë nuk jam një person kokëfortë. Unë nuk jam arrogant. Njerëzit më thanë se do të nominohesha. Bota më tha “Ky është ai; ky është viti yt”. Të gjithë ishim shumë të hutuar.”- ka treguar këngëtari.

LEXO EDHE:

Back to top button