Pirovska: Të ndryshojë modeli i sjelljes kur bëhet fjalë për dhunën ndaj grave

Komiteti i Helsinkit vlerëson se organet kompetente nuk kanë qenë në krye të detyrës kur grupi “Javna soba” vitin e kaluar u zbulua për herë të parë nga sektori i MPB-së, thotë në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat M, Uranija Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit. Siç thotë ajo, këtë herë gjërat duhet të kryhen deri në fund.

Pamë se çfarë ndodhi vitin e kaluar. Edhe atëherë ngritëm zërin, morëm informata se grupi është mbyllur dhe ndoshta disa persona janë ftuar në bisedë informative, por tani shohim se në fakt nuk ka ndodhë asgjë. Kësaj here nuk do e lejmë me kaq, gjegjësisht kjo të kalojë me disa të arrestuar. Përkundryzi, duam të bëjmë me dije së patjetër të ndryshojë modeli i sjelljes kur bëhet fjalë për dhunën që gratë e përjetojnë për çdo ditë”, tha Pirovska.

LEXO EDHE:

Back to top button