Thesin me drogë në kurriz për të kaluar në Kosovë, policia tenton ta ndalojë ai nxjerr armën

Thesin me drogë në kurriz për të kaluar në Kosovë, policia tenton ta ndalojë ai nxjerr armën

Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të një personi që ishte duke transportuar lëndë narkotike nga kufiri me Shqipërinë.

I dyshuari ishte duke kaluar në kufirin e gjelbër, kur është pikasur nga efektivët e departamentit të kufirit.

Kur efektivët i janë afruar ai ka nxjerrë një armë dhe i ka kërcënuar, për t’u larguar më pas me vrap drejt kufirit shqiptar, i ndihmuar dhe nga errësira.

Ai ka lënë pas çantën që transportonte brenda së cilës u gjetën 21 kg kanabis sativa.

Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe ka njoftuar dhe homologët shqiptarë për të bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit.

LEXO EDHE:

Back to top button