Qëllimi i mjetit të ri është të ndihmojë përdoruesit të kontrollojnë kohën që kalojnë duke përdorur aplikacionin. Me këtë ndryshim, kompania prezanton një panel të ri kontrolli në aplikacion që do të gjurmojë më në detaje se sa kohë dhe sa shpesh përdoret aplikacioni.

Ai do të përmbajë statistika për kohën e përdorimit, kur aplikacioni është përdorur më shpesh, si dhe sa shpesh është nisur/hapur. Përdoruesit e TikTok do të mund të vendosin një kufi kohor për përdorimin e aplikacionit pas hapjes së tij.
Më parë aplikacioni ofronte kontroll mbi kohën e përdorimit të aplikacionit, e cila skadon pas një periudhe të caktuar kohore, por cilësimet e reja i lejojnë përdoruesit të marrin një paralajmërim, pra t’u kujtojnë nëse e mbajnë hapur për një kohë të gjatë.

Ndryshimet vijnë pasi TikTok dhe aplikacione të ngjashme u përballën me probleme që prekin adoleshentët. Në fillim të këtij viti, Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj që do të rriste studimin e varësisë nga mediat sociale në një përpjekje për të ngritur më shumë “gardhe mbrojtëse” për të mbrojtur përdoruesit e rinj.
TikTok tani prezanton kufizime shtesë kohore për përdorimin e aplikacionit për adoleshentët e moshës 13 deri në 17 vjeç. Tani e tutje, adoleshentët do të marrin “pyetje dixhitale për mirëqenien” dhe rikujtues shtesë se kur duhet të përdorin aplikacionin pasi të kalojnë më shumë se 100 minuta në ditë duke e përdorur atë.








