Tiranë, Meta dekreton dy ministrat e rinj, Xhaçka dhe Peleshi marrin postet

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mëngjesin e kësaj të ënjte ka dekretuar ndryshimet më të fundit të bëra në Qeveri nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i shtetit shqiptar ka firmosur dekretet për Olta Xhaçkën në pozicionin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në postin e ministrit të ri të Mbrojtjes.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes“, thuhet në njoftimin e Presidencës./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button