Tjetër vrasje në Shqipëri, në Peqin vritet një 45-vjeçar

Nuk ka të ndalur krimi në Shqipëri, një tjetër vrasje trondit vendin mëngjesin e sotëm në Peqin, pak orë pas asaj të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Librazhd.

Policia njofton se vrasja ka ndodhur rreth orës 8: 30 të mëngjesit në fshatin Gjocaj, të Peqinit, pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se një 40-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 45-vjeçar në këtë fshat, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit, si pasojë e plagëve të marra. Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është Leonard Bashaliu, ndërsa viktima Ylber Xhahysa. Policia ka arrestuar disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, dhe ka sekuestruar armën e krimit.

LEXO EDHE:

Back to top button