Tomas Tushel mes kërkesave nga Seria A dhe Premier Liga

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Tomas Tushel është në mesin e kandidatëve për stolin e Interin. Trajneri gjerman, i shkarkuar në shtator nga Çellsi, pasi fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021, mori disa muaj pushim dhe tani është gati të kthehet në detyrë. Ish-tekniku i Dortmundi-t është ndër kandidatët kryesorë për stolin e Real Madrid-it në rast të lamtumirës së Ançeloti-t, së bashku me të edhe Poketinjo, Arbeloa dhe Raul.

Ndërkohë në Premier Ligë, skuadra e Totenhamit, (nëse Conte nuk rinovon) dhe Uest Hemi mendojnë gjithashtu për trajnerin gjerman.

Mes këtyre, edhe Inter-i, sipas Gazzetta-s, e vlerëson shumë dhe nëse Inzaghi do të zhgënjejë, ai mund të jetë në mesin e kandidatëve së bashku me De Zerbin, një tjetër trajner shumë i vlerësuar nga milanezët. Megjithatë, siç u përmend, konkurrenca është e madhe dhe nuk do të ishte e lehtë të siguroheshin shërbimet e gjermanit.

Në të vërtetë, do të ishte një mision pothuajse i pamundur. Ngjashëm me atë të Roma-s, një tjetër klub që mund të mendojë për Tushel-in në rast divorci me portugezin Mourinjo.

Friedkins do të donin të vazhdonin në gjurmët e trajnerëve prestigjiozë me karriera të suksesshme, siç është “Special One” dhe pikërisht gjermani. Tani për tani, asgjë nuk mund të përjashtohet.

LEXO EDHE:

Back to top button