Topi jashtë loje, analisti spanjoll ‘hesht’ tifozët e Real Madridit

Goli i Man. Sitit në barazimin ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve po vazhdon të diskutohet me mendimet pro dhe kundër nëse ishte i rregullt dhe duhej pranuar.

Goli I Man. Sitit për barazimin 1-1 u protestua shumë nga Real Madridi, duke kuptuar se loja duhet të ishte anuluar kur topi doli mbi vijën anësore. Megjithatë, ka mendime të ndryshme dhe njëri nga ta vjen edhe nga një profesionist, i cili mendon se goli nuk mund të anulohej.

Bëhet fjalë për analistin sportiv të gazetës “Marca”, Pavel Fernandez.

“Los Blancos pretendojnë se topi doli jashtë vijës para golit të De Brujne. “VAR” nuk mund të rishikojë sepse faza e sulmit të anglezëve fillon më vonë, pas humbjes së topit nga Kamavinga, nuk mund të rishikohet aq larg”, ka thënë Fernandez në programin “Marcador Europeo” të radio “MARCA”.

Për këtë gol të De Brujne-s reagoi edhe trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, i cili mbeti i befasuar pse nuk u rishikuar VAR-i.

LEXO EDHE:

Back to top button