“Tortura”, gjykimi rihapet në korrik

Sot, Sasho Mijalkov shpëtoi nga një vendim i mundshëm për arrestimin çnjerëzor të Ljube Boshkovskit në vitin 2011, për të cilin ai akuzohet në rastin “Tortura”. Gjykatësja Aleksandra Risteska, nuk e njoftoi aktgjykimin, por tha se ata do ta rihapnin procesin gjyqësor. Arsyeja për këtë ishte paqartësia në dëshmitë dhe faktet nga prokuroria dhe mbrojtja. Këshilli i Gjykatësve, i kryesuar nga Risteska, momentalisht nuk ka mundur të marrë vendim, sepse nga dëshmitë e deritanishme nuk e kishin të qartë, çfarë kishte bërë secili nga të pandehurit.

Për anëtarët e Këshillit, çështja në lidhje me llojin, karakterin dhe qëllimin e forcës së përdorur, kërcënimin dhe rezistencën mbeti e paqartë. Respektivisht, këto nocione, të cilat janë veprime të kryerjes së një vepre penale, dhe që janë objekt i aktakuzës së ngritur gjatë procedurës së provave, mbetën të paqartësuara plotësisht. Për faktin se për momentin ekziston një pengesë faktike për marrjen e një vendimi meritor, nga ky këshill gjyqësor”- deklaroi Aleksandra Risteska, gjykatëse.

Prokurori Ljubomir Lape u befasua nga vendimi i gjykatës. Sipas tij, gjithçka në aktakuzë është e saktë dhe e qartë.

Më duhet ta lexoj vendimin, të shoh çfarë mbetet e paqartë që të mund t’i përgjigjem pyetjes tënde. Për mua është e qartë. Pasi kam mbetur në atë aktakuzë me një dispozitiv të tillë, dhe përshkrim të tillë, për mua është mjaft e qartë. Sidoqoftë, mendoj se vendimi i gjykatës do të sqarohet, kështu që do të jem në gjendje të deklarohem më tej- pohoi Sink. Ljubomir Lape, prokuror.

Derisa prokurori ishte në pritje të një vendimi me dënim, avokati i Mijalkovit ishte në pritje të një aktgjykim lirues.

Vetë Këshilli Gjyqësor, nëse e dëgjuat me kujdes, dhe e dëgjonit, shprehu dyshimin se shkaku që faktet nuk ishin vërtetuar në mënyrë që pa mëdyshje i kanë dhënë atij të drejtën të vendosë në mënyrë të ligjshme dhe korrekte, dhe kjo për shkak të paqartësisë së veprimeve të kryerjes, unë prisja që këshilli gjyqësor sot të lëshonte një aktgjykim lirimi “- tha Ljupço Shvërgovski, avokat i Sasho Mijalkovit.

Qartësimi i dëshmive dhe fakteve në rastin “Tortura” do të fillojë më 8 dhe 14 korrik në gjykatën penale. Ish-drejtori i policisë sekrete akuzohet për nxitjen e gjashtë pjesëtarëve të ish-njësisë policore “Alfa”, për arrestimin çnjerëzor dhe poshtërues të Boshkoskit. Mijalkov deri tani është dënuar për tre vepra. Ai mori 12 vjet për përgjimin masiv në rastin “Target-Fortesa”, për “Thesari-n” 8 vjet, për keqpërdorim të parave të shtetit në prokurimin e pajisjeve për DSK-në, gjithashtu u dënua me burg për parregullsi zgjedhore në rastin Titanik2, por ky rast është kthyer në rigjykim.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button