Toshkovski i shmanget përgjegjësisë për vrasjen në Veles, thotë se faji është te organet gjyqësore dhe prokuroria

Toshkovski i shmanget përgjegjësisë për vrasjen në Veles, thotë se faji është te organet gjyqësore dhe prokuroria

Gazetar: Mihajllo Donev

Derisa publiku kërkon përgjigje se pse vrasësi i 31-vjeçares nga Velesi, Rosica Koceva, nuk u arrestua pas denoncimeve të saj në Ministrinë e Brendshme për dhunë nga ana e tij muaj me radhë, ministri Pançe Toshkovski drejton gishtin nga Prokuroria. Toshkovski thotë se po bëhet manipulim, gjegjësisht se prokuroria duhet të kishte kërkuar paraburgim kurse gjykata ta kishte vendosur prapa grilave. Megjithatë, ai paralajmëroi hetim brenda Ministrisë së Brendshme ndaj policëve që vepruan lidhur me denoncimet për dhunë.

“Në këtë situatë, nuk po them se ka pasur apo jo faj në kuadër të veprimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ekziston kontroll i brendshëm, hetimi do të tregojë nëse Ministria ka fshehur apo jo, por është turp të gënjesh publikun dhe të manipulosh publikun. Toshkovski është fajtor. Pse? Pse gjykata vendosi dënim me kusht. Pse është Toshkovski fajtor? Sepse prokuroria publike nuk kërkoi paraburgim”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Prokuroria më parë u arsyetua duke thënë se nuk kërkoi masa më të rrepta për autorin e krimit sepse policia nuk i kishte informuar kurse tani thonë se pasi të përfundojë hetimi i brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse ka bazë, do të formojnë lëndë

“Departamenti për Kontrollin e Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Brendshme ka autoritetin për të hetuar nëse policët kanë vepruar në kundërshtim me rregulloret ligjore në rastin konkret. Nëse përcaktohet se veprimet tyre plotësojnë elementët e veprës penale, Prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencën e saj”, thonë nga Prokuroria për Ndjekjen të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

31-vjeçarja Rosica u vra javën e kaluar nga ish partneri i saj, i cili vrau edhe babain e saj para se të kryente vetëvrasje. Më parë, ajo kishte denoncuar vazhdimisht dhunë verbale dhe fizike nga ai në polici, si dhe raste kur ai nuk e kishte respektuar urdhrin për afrim. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button