Totenhami larg Nagelsmanit, tani kërkon spanjollin e Leverkuzenit

Julian Nagelsmann nuk do të jetë trajner i ri i Tottenhamit. Burimet e “Sky Sports” thonë se klubi anglez nuk është takuar me Julian Nagelsmann për të diskutuar bashkëpunimin dhe nuk priten takime të tjera me trajnerin.
Përfaqësuesit e drejtuesve të Tottenhamit e respektojnë trajnerin gjerman, por ai nuk është zgjedhja e tyre e parë dhe e vetme.
Vihet re gjithashtu se bosët e Spurs e admirojnë trajnerin e Bajer Leverkuzenit, spanjolin Çabi Alonso.