Zelensky viziton Romën sot, takohet me Mattarella-n, Melonin dhe Papën

Zelensky viziton Romën sot, takohet me Mattarella-n, Melonin dhe Papën

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky udhëton për në Romë ditën e sotme ku do të takohet me homologun italian Sergio Mattarella.

Lideri ukrainas pritet gjithashtu që të takohet me kryeministren Giorgia Meloni dhe Papa Françeskun.

Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas viziton Romën qëkur Rusia pushtoi vendin e tij. Ndërkohë, që në vjeshtën e 2022 kur erdhi në pushtet, kryeministrja Meloni ka treguar në mënyrë të vazhdueshme mbështetjen për Ukrainën. Në shkurt ajo vizitoi Kievin për të treguar mbështetjen që vendi i saj ka për Ukrainën.

Ndërsa, me Papën, Zelensky është takuar në Vatikan në 2020 dhe që nga nisja e luftës ata kanë folur vazhdimisht në telefon. Ati i Shenjtë thuajse në të gjitha lutjet e tij bën thirrje që Moska dhe Kievi të bien dakord për një armëpushim.

Megjithatë, ai ende nuk e ka pranuar ftesën e Kievit për të vizituar kryeqytetin ukrainas, duke thënë se do të shkojë vetëm nëse ftohet në Rusi.

Për momentin nuk është e qartë nëse Zelensky do të shkojë në Gjermani nesër të dielën pas Romës. Prej disa ditësh në Berlin kanë nisur përgatitjet për një vizitë të mundshme të tij, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

LEXO EDHE:

Back to top button