Totenhami vihet pas ish trajnerit të AS Roma

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, drejtori sportiv i Totenhamit, Fabio Paratici ka kontaktuar me Paolo Fonseka-n ku i ka ofruar kontratë tre vjeçare. Marrëveshja ende nuk ka përfunduar dhe ka ende rrugë për të bërë, por sipas italianit, palët janë optimiste në arritjen e një marrëveshje.

- Advertisements -

Fonseka në anën tjetër u shkarkua nga Roma në fund të sezonit dhe po kërkon një aventurë të re. Ironia është se nëse Fonseka do të emërohej në krye të Tottenhamit, kjo do t’i bintë që ai do ta zëvendësojë zëvendësuesin e tij, pasi Hoze Murinjo e zëvendësoi Fonsekan tek Roma dhe tani ai mund ta bëjë të njëjtën tek Tottehhami.

LEXO EDHE:

Back to top button