Skuadra e Superligës së Turqisë, Trabzonspor e ka vendosur në listën e shitjeve futbollistin shqiptar, Enis Bardhi. Ky i fundit duket se do të largohet nga Turqia, pas sezonit të tij të parë në Superligë.
Edhe pse ka kontratë me klubin deri në vitin 2025, bordi i Trabzonit nuk është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit të përfaqësueses së Maqedonisë.
Bardhi gjatë sezonit që lam pas në Superligë zhvilloi 30 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola. Ndërkohë vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 4.7 milionë euro./Lajmi.net/
💥 Trabzonspor formasıyla 30 maçta 3 gol ve 5 asistlik bir katkı sağlayan Enis Bardhi, yönetimin beklentilerini karşılayamadı.
📌 Trabzonspor yönetimi, Enis Bardhi’yi satış listesine koydu.
(61Saat) pic.twitter.com/39zO6b2OPg
— Trabzonmarkt 🇹🇷 (@Trabzonmarkt) June 13, 2023








