" "
Real Madridi ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Fanellat e reja të prezantuara do të përdoren nga “mbretërit” për ndeshjet si vendas. Ngjyra e bardhë tradicionale si zakonisht dominon fanellën e parë të “Los Blancos”.
Fanella është dizajnuar në detaje ndërsa përmban edhe disa vija me ngjyrë ari. Kjo fanellë është dizajnuar nga kompania e madhe “Adidas”.
🤍🎶 Llevo tu camiseta, pegada al corazón.
🆕👕 ¡Ya está aquí nuestra 1º equipación 2023/24!
🟡 @adidasfootball— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 14, 2023
Fanella e re e 14 herë kampionëve të Evropës është prezantuar nga disa prej futbollistëve si Militao, Kros, Valverde, Mendi dhe Vaskez.








