Trafikantët shqiptarë përdorin TIK-TOK-un për të promovuar aktivitetin e tyre (FOTO)
Kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta reklamuar aktivitetin e tyre ilegal.
Mafia shqiptare i ka përdorur rrjetet sociale si : Instagram, TIK-TOK, Facebook, Twitter etj, shkruan Mirror.
Në postimet e tyre bëhet e ditur se mund të kalojnë njerëz në Angli me një çmim prej 20 mijë paund (23 mijë e 622.55 euro).
“Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% i sigurt. Për më shumë DM”, shkruan në një nga postimet.
Pas publikimit të këtyre postimeve policia angleze kontaktoi TikTok, Facebook, Instagram, YouTube dhe Twitter për të rënë në gjurmët e këtyre grupeve kriminale.
Në prag të Krishtlindjeve rreth 150 refugjatë, përfshirë fëmijë dhe një foshnjë, u kapën në Kanalin Anglez pak para mesnatës.









