Tragjedi në Turqi/ Përmbyten zonat e prekura nga tërmeti, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në Turqi/ Përmbyten zonat e prekura nga tërmeti, humbin jetën 14 persona

Turqia po përjeton një makth të ri pasi përmbytjet në vend kanë shkaktuar vdekjen e 14 personave. Zonat që u goditën nga shirat e dendura janë dy provincat që u shkatërruan nga tërmeti i muajit të kaluar.

Të paktën pesë persona u raportohen të zhdukur, ndërsa numri i atyre që kanë mbetur jashtë banesave ende nuk është llogaritur. Megjithatë, informacionet bëjnë me dije se bëhet fjalë për mijëra qytetarë.

Mediat turke raportojnë se mes viktimave ka edhe persona që jetonin në çadra. Katër nga viktimat janë nga rajoni Sanliurfa, 50 km në veri të kufirit me Sirinë, ku ka ndodhur pjesa më e madhe e dëmeve. Së fundi, pesë nga viktimat janë sirianë.

Shirat e rrëmbyeshëm goditën zonën të martën vonë dhe sipas shërbimit të motit shirat e dendur do të zgjasin deri të mërkurën vonë.

LEXO EDHE:

Back to top button