Tragjedia në Indonezi, LA Liga nis ndeshjet me një minutë heshtje

Ndeshjet e javës së 7 dhe të 8-të në La Liga në Spanjë, do të fillojnë me një minutë heshje për nder të viktimave të stampedos në stadium në Indonezi.

“Me këtë gjest, LA LIGA dëshiron të shpreh ngushëllimet e saj për popullin indonezian, veçanërisht për të afërmit e atyre që humbën jetën në tragjedinë në stadiumin e ishullit Java,” thuhet në kumtesën e LA LIGËS.

Kujtojmë se tragjedia ndodhi pas ndeshjes së kampionatit të futbollit në Indonezi, në sfidën mes skuadrës “Arema” dhe “Persebaja” (2:3) në stadiumin “Kanjurukan” në qytetin Malang. Pas fishkëllimës së fundit, sjellja e padisiplinuar e tifozëve u përshkallëzua në trazira, ndërsa një pjesë e tyre kaloi në terrenin e gjelbër, duke u përleshur me forcat policore.

Security officers detain a fan during a clash between supporters of two Indonesian soccer teams at Kanjuruhan Stadium in Malang, East Java, Indonesia, Saturday, Oct. 1, 2022. Panic following police actions left over 100 dead, mostly trampled to death, police said Sunday. (AP Photo/Yudha Prabowo)

Pas hedhjes së gjësendeve të ndryshme drejt forcave të sigurisë, policia vendosi të përdor shkopinj dhe gaz lotsjellës. Kjo shkaktoi panik në turmën në stadium, e cila filloi të largohet dhe në atë stampedo,  jetën kanë humbur 174 persona, ndërsa më shumë se 200 të tjerë, janë të lënduar.

LEXO EDHE:

Back to top button