Tragjedia në Koçan / Paraburgim për 14 të dyshuar, Bekteshi transferohet në Shutkë

Tragjedia në Koçan / Paraburgim për 14 të dyshuar, Bekteshi transferohet në Shutkë

Gjykata Themelore e Koçanit i ka caktuar masën e paraburgimit afat shkurtër ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, ish drejtorit të Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski dhe 14 të arrestuarve të tjerë mbi dyshimet se mund të kenë dorë në tragjedinë e Koçanit, përkatësisht në dhënien e licencës për klubin e natës Pulse. Gjykata ka njoftuar se në përputhje me ligjin në afat brenda tre orëve janë ankuar të gjithë të dyshuarit për masën e caktuar, por këshilli penal në këtë fazë të procedurës i ka refuzuar të gjitha ankesat.

Bekteshi dhe Trajkovski përfshi edhe ish sekretaren shtetërore në ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç-Duroviq janë të dyshuar për licencën të cilën e kishte marrë subjekti “MMM Kafe” në Koçan, emri komercial i të cilit ishte “Klubi Puls”. Dokumenti rezulton i datës 13 mars 2024.

Prokuroria ka kërkuar ekspertizat grafologjike të nënshkrimeve të personave zyrtarë dhënë mbi licencat e klubit për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ditë më parë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski është arrestuar pronari jo formal i klubit, shitësi i biletave, katër persona si truproje, drejtuesi i agjencisë për sigurim, pronari i objektit ku ka funksionuar klubi, tre persona nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, një nga Inspektorati i Punës dhe një person tjetër që ndërlidhet me rastin.

Pas skadimit të afatit për paraburgimin afat shkurtër, Prokuroria duhet të vendos nëse i vazhdon masën edhe 48 orë të tjera. Pas masës së dytë prej 48 orëve, të dyshuarit duhet të lihen të lirë ose t’u caktohet paraburgim prej 30 ditëve. Vlerësimin organi i akuzës do të japë mbi bazën e rolit të secilit prej të dyshuarve dhe veprimet e tyre penale në raport me tragjedinë. Për momentin, Prokuroria ka vlerësuar se personave të cilëve i është caktuar masa kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë me tragjedinë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button