Tragjedia në Koçan/ Disa pacientë nisen drejt Selanikut për mjekim
Tragjedia në Koçan/ Disa pacientë nisen drejt Selanikut për mjekim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se për 20 pacientë nga Koçani që janë në gjendje kritike për jetën, do të mundësohet mjekim në disa shtete të tjera.
Pas paralajmërimit, tre pacientët e parë nga Qendra Klinike në Shkup janë nisur me automjete të posaçme për kujdes intensiv për në spitalin Papanikollau në Selanik.
Ndërkaq, pritet që 9 pacientë të dërgohen në Turqi.
Pritet që të ketë transport të pacientëve edhe në Beograd.