Trajneri 64 vjeçar do të drejtojë Bellasicën

Skuadra e Bellasicës, në sezonin pranveror do të drejtohet nga trajneri me eksperiencë, Gjore Jovanovski. Strategu 64 vjeçar është trajneri i tretë në stolin e ekipit nga Strumica, pas Vane Millkovit dhe Shefki Arifovskit. Skuadra e Bellasicës është në fund të tabelës së Ligës së Parë dhe me ndrrimet e reja në stafin teknik dhe te futbollistët, do të tentojë që të sigurojë mbijetesën.

Herën e fundit, trajneri Jovanovski ishte në stolin e Rabotniçkit, ndërsa në karrierën e vet, ka drejtuar edhe skuadrat e Bregallnicës, Shkëndijës, CSKA Sofjes, Metalurgut, Slloga Jugomagnatit dhe Vardarit. Kujtojmë se Bellasica pas 18 javësh, ka grumbulluar vetëm 9 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button