20 mijë qytetarë në pritje të ndihmës financiare

Qeveria nuk i ka hartuar ende ndryshimet në Ligjin për Mbështetje Financiare për qytetarët të cilët në dhjetor nuk arritën t’i merrnin gjashtë mijë denarët e premtuar nga shteti. Gjithsej 22 mijë qytetarë do të presin që ndryshimet e propozuara të kalojnë në seancë qeveritare dhe më pas i njëjti propozim të dërgohet në Parlament. Pa dritën jeshile nga deputetët në Parlament, bankat nuk do të mund t’i paguajnë paratë. Qeveria siguron se i gjithë procesi do të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

- Advertisment -

Ndryshimet në Ligjin për Mbështetje Financiare janë duke u përgatitur dhe do të shqyrtohen së shpejti në seancë të Qeverisë, ndërsa për këtë opinioni do të informohet. Ndryshimet do të mundësojnë që rreth 22 mijë qytetarë të cilët nuk arritën t’i përditësojnë të dhënat në llogaritë bankare ta bëjnë këtë brenda një periudhe të caktuar në mënyrë që të mund të bëhet pagesa e ndihmës prej 6,000 denarësh. Presim që procesi të përfundojë gjatë këtij muaji, pasi për ndryshimet ligjore të prononcohet Parlamenti – njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Para duhet të marrin edhe 2 132 qytetarë të tjerë të cilëve iu pranuan ankesat. Për shkak të afateve ligjore, disa nga qytetarët nuk i tërhoqën paratë sepse nuk arritën të hapnin llogari të re transaksioni, të azhurnonin të dhënat me kërkesë të bankave ose të hapnin një llogari të dedikuar nëse llogaria e tyre ekzistuese ka qenë e bllokuar. Kjo masë bën pjesë në grupin e katërt të masave ekonomike për të cilën u ndanë 27 milion euro nga buxheti. Por deri më tani nuk është zbardhur, sa para u janë transferuar qytetarëve. Fillimisht, Qeveria njoftoi se rreth 280,000 qytetarë do të merrnin ndihmë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button