Trajneri i Brestit, Erik Roj tallet keq me Kilian Mbape-n

Trajneri i ekipit francez Brest, Erik Roj, ka bërë shaka duke thënë se Kilian Mbape nuk është në formë të mirë, pas het-trikut të tij ndaj Real Valladolidit. Mbape shënoi që të gjithë golat për Real Madridin në fitoren e tyre me rezultat 3-0 ndaj Real Valadolidit të shtunën, që do të thotë se ai ka gjetur rrjetën në pesë raste gjatë dy ndeshjeve të fundit në kampionat.
Para përballjes me gjigantin spanjoll në mesjavë, trajneri Roj me shaka tha se 26-vjeçari nuk është aq i rrezikshëm.
“Kilian Mbape nuk është në formë të mirë, është në rregull. Nuk e di nëse ka ndonjë ndeshje me Real Madridin që vjen në momentin e duhur, sepse unë kam përshtypjen që ata janë në formë të mirë, por në çdo rast vjen kur ne po bëjmë më mirë në kampionat.
Kjo ndeshje do të jetë mjaft e lehtë për t’u përgatitur, edhe nëse në nivel teknik dhe taktik do të ketë gjëra për t’u analizuar dhe për t’i transmetuar tek lojtarët.
Por sa i përket përkushtimit, vendosmërisë, entuziazmit dhe gjithë kësaj, unë mendoj se duhet t’i qetësojmë ata më shumë se sa t’i motivojmë ata”, ka thënë Roj.
Mbape tani është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 15 gola këtë sezon, me dy më pak se Levandovski që kryeson me 17 gola të realizuar.