Në këtë shtet europian jepet një depozitë deri në 1260 euro për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit
Në Belgjikë, gjoba për ngarje në gjendje të dehur paguhet - paraprakisht

GJOBAT për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit apo substancave dehëse janë të shumta në Evropë dhe në një shtet duhet paguar paraprakisht gjobën.
Të gjithë shoferët e huaj që lëvizin në rrugët belge nën ndikimin e alkoolit apo drogës, nëse kapen, do të detyrohen të paguajnë menjëherë një depozitë deri në 1260 euro. Nëse nuk e bëjnë këtë si mjet depozitimi, makina e tyre do të konfiskohet, shkruan Brussels Times.
Kjo masë, e shpallur nga Het Nieuwsblad e Belgjikës, u konfirmua nga zyra e ministrit të drejtësisë në largim, Paul Van Tigchelt. Propozimi për një dekret mbretëror u prezantua fillimisht në vitin 2023 nga ministri në largim i transportit Georges Gilkinet.
Ky vendim, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do të bëjë të pamundur shmangien e gjobave për shtetasit e huaj.
Shuma minimale për ata që e kapin për herë të parë
Kjo shumë prej 1260 euro është edhe shuma minimale për ata që kapen duke kryer shkelje për herë të parë dhe përveç gjobës përfshin edhe shpenzimet gjyqësore. Recidivistët do të përballen me dënime dukshëm më të larta.
Për numrin e vogël të atyre që do të lirohen, vlen të theksohet se shuma e depozitës do t’u kthehet e plotë. Siç thamë, ata që nuk paguajnë kaparin do të përballen me sekuestrimin e mjetit, fillimisht për një periudhë 96-orëshe dhe nëse deri atëherë nuk paguhet gjoba dhe shpenzimet e tërheqjes dhe ruajtjes, automjeti mund të konfiskohet përgjithmonë. Gjegjësisht, pas skadimit të afatit, prokuroria merr vendim për konfiskimin e automjetit.
Në Belgjikë, kufiri i sasisë së lejuar të alkoolit në gjak është 0,5 për mijë, ose 0,2 për mijë për shoferët profesionistë. Çdo ditë në Belgjikë, sipas shifrave të siguruara nga Van Tigchelt, mesatarisht 10 shoferë nga jashtë kapen duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe tre kapen duke drejtuar automjetin nën ndikimin e drogës. Kjo shkon në rreth 10 milionë euro gjoba çdo vit, por shumë prej tyre nuk paguhen kurrë.