Trajneri i Verderit jep lajmin e mirë për Rashicën

Drejtori sportiv i Verder Bremenit, Frank Bauman ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit Milot Rashica. Kosovari ishte jashtë fushës për disa muaj, shkaku i lëndimit afatgjatë.  Sidoqoftë, Baumann ka njoftuar se Rashica është mirë me shëndet dhe do jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës kundër Augsburgut.

“Gjëja e rëndësishme është që është i shëndetshëm dhe do arrijë nivelin e tij. Do të jetë me skuadrën të shtunën dhe kjo na ndihmon të gjithëve”, deklaroi Bauman.

Rashica më shumë gjasa do nis ndeshjen nga stoli, andaj pritet të aktivizohet në 45-minutëshin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button