Trajneri Skaloni paralajmëron ndryshime, mund të afrojë tjetër futbollist

Në pritje të debutimit zyrtar, të martën e 22 nëntorit kundër Arabisë Saudite, kombëtarja “Albiceleste” fitoi 5-1, e udhëhequr nga një super Anhel Di Maria (autor i dy golave) dhe “rrjetat” e Alvarez, Mesit dhe Korrea-s. Në vend të kësaj, Paulo Dibala ishte spektator. Sulmuesi në pronësi të Romës, ende jo në gjendje të mirë, u detyrua të zërë një vend në tribunë për të ndjekur shokët e tij të skuadrës.

“Joya”, përveç Romeros, Niko Gonzalez, Markos Acunja dhe ‘Papu’ Gomez, plotëson paketën e lojtarëve që përveçse do të humbnin ndeshjen miqësore, rrezikojnë edhe largimin e bujshëm nga ekspedita në Katar. Në fakt, fjalët e trajnerit Lionel Skaloni për ‘TyC Sports’ duken si një paralajmërim i fortë.

“Kemi disa probleme të vogla, kemi pak ditë për të plotësuar listën, mund të ndryshojmë. Shpresojmë që jo, por ekziston kjo mundësi. Nuk po them se ka lojtarë që do të përjashtohen nga lista, por ka disa që janë lënë jashtë, sepse nuk ishin të aftë për të luajtur dhe ta bënin këtë do të ishte rrezik”.

Protokolli i hartuar nga FIFA parashikon që çdo ekip mund të bëjë ndryshime në skuadër vetëm për shkak të dëmtimeve ose sëmundjes së rëndë deri në 24 orë përpara ndeshjes së parë të turneut.

“Nuk mund të garantoj se këta lojtarë janë mirë. Në parim janë mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm. Për këtë arsye disa janë përjashtuar nag kjo miqësore dhe ne kemi rezervuar një kohë të reduktuar për të tjerët”.

Dibala nuk e ka ende sigurinë absolute për të qenë pjesë e grupit “Albicelest”, i cili nga e marta e 22 nëntorit do të jetë në gjueti për titullin e tretë botëror. Numri 21 i Romës, i cili u rikthye në fushë në sfidën e fundit të kampionatit italian ndaj Torinos, pas dëmtimit muskulor që e detyroi të qëndrojë jashtë për më shumë se një muaj, nuk mund të ketë ende sigurinë për të marrë pjesë në Botërorin e tij të dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button