Transplantimi i organeve, qindra qytetarë janë në pritje!
Transplantimi i organeve, qindra qytetarë janë në pritje!
Gazetar: Miki Trajkovski
Qindra persona në vend me vite janë në pritje të transplantimit të organeve. Rreth njëzet persona janë në listë për transplantim të zemrës, pesëmbëdhjetë për mëlçi kurse 47 për veshkë. Mes tyre ka shumë pacientë të rinj.
“Ka edhe 16, 17 vjeçarë. Ishin dy vajza, tashmë të rritura me siguri, ishin nën 14 vjeç dhe që tani hyjnë në atë grupmoshë për transplantim. Numri i njerëzve që presin është i madh, por numri i njerëzve është i vogël dhe kudo në botë ka mungesë të organeve”, tha Maja Mojsova-ish koordinatore për transplantim.
Rreth dhjetë njerëz me mbështetje mekanike të zemrës presin transplantim disa vite.
“Me faktin që ne në vend të zemrës kemi pompë, të gjitha organet tona janë të ngarkuara me presion, kemi gjakderdhje vazhdimisht. Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër, përveçse të ngremë zërin, që autoritetet të na dëgjojnë dhe të ndërmarrin hapa dhe të sigurojnë kushte për të transplantuar më në fund pacient me mbështetje mekanike. Në botë, ata janë prioriteti numër një”, u shpreh Vasko Joleski – kryetar i shoqatës “Zemër e guximshme”.
“Pacienti më i ri me pompë është 29 vjeç dhe ka një pompë. Kemi një pacient 31 vjeçar me dy pompa, një pacient 38 vjeçar me një pompë, një grua 40 vjeçare nga Tetova me dy pompa. Numri i pacientëve me pompë po rritet”, theksoi Irena Releva Najdevska- Shoqata “Zemra e guximshme”.
Në Ohër, shoqata “Zemra e guximshme” shënoi Ditën botërore të dhurimit të organeve. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për dhurimin e organeve./ Alsat.mk