Trazirat në Francë, Macron u kërkon prindërve t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi

Trazirat në Francë, Macron u kërkon prindërve t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi

Presidenti francez Emmanuel Macron u kërkoi prindërve të premten që t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi dhe propozoi kufizime në media sociale për të shuar trazirat që u përhapën në të gjithë Francën pas vrasjes fatale nga policia të një shoferi 17-vjeç.

Protestat kanë rezultuar deri më tani me arrestimin e rreth 900 personave, shkruan REL.

Pas një takimi të dytë krize me ministra të lartë, Macron pohoi se platformat e mediave sociale si Snapchat dhe TikTok luajtën një “rol të konsiderueshëm” në nxitjen e akteve të dhunës gjatë trazirave të kësaj jave.

Macron tha se qeveria e tij do të punojë me kompanitë e teknologjisë për të vendosur procedura për “heqjen e përmbajtjes më të ndjeshme”.

Ai nuk specifikoi përmbajtjen që kishte në mendje, por tha se pret një “frymë përgjegjësie nga këto platforma”.

LEXO EDHE:

Back to top button