Tre adoleshentë vjedhin Maseratin e përplasen me 200 kmh në një aksident fatal

Tre adoleshentë vjedhin Maseratin e përplasen me 200 kmh në një aksident fatal

Një xhirim i kapur rastësisht nga një helikopter i policisë së aksidentit të tmerrshëm të të tre të rinjve që me superveturën që e vodhën u përplasën derisa po arratiseshin nga polica në shtetin e Florida në SHBA.

Tre adoleshentët që nuk kishin leje shoferi po përpiqeshin t’i iknin patrullave të policisë së qarkut Pinellas në qytezën St.Petersburg në Florida të dielën, ku nuk kishin dijeni se po gjurmoheshin poashtu nga helikopteri policisë.

Vetura e të dyshuarve shihet në xhirim si del nga rruga dhe rrokulliset në ajër e përplaset e kaplohet nga zjarri pas rënies.

Shoferi i dyshuar ka mbijetuar derisa njëri nga të dy bashkëpunëtorët e tij ka vdekur në vend. Shoferi dhe tjetri i mbijetuar por po trajtohen në urgjencë e janë në gjendje të rëndë.

Policia ka gjetur armë ilegale zjarri në skenën e aksidentit dhe pritet që të ngrihet padi ndaj tyre edhe për vrasje që mund të aplikohet sipas njoftimit të policisë amerikane.

LEXO EDHE:

Back to top button