Mos harroni hapin e tretë, do ta bëjë peshkun shumë më të lëngshëm!
Mjekët këshillojnë që duhet të hamë peshk dy herë në javë.
Është plot me acide yndyrore omega-3 dhe është jashtëzakonisht i shëndetshëm, ndaj duhet ta përfshijmë në menynë tonë të rregullt. Natyrisht, gjatë agjërimit më shpesh gjendet në shumë tavolina, i blerë i gatuar apo i përgatitur në shtëpi.
Mirëpo, ata që nuk kanë shumë eksperiencë në kuzhinë, shpesh e kanë problem përgatitjen e peshkut, sepse ndodh të jetë i thatë pas pjekjes në furrë.
Ka tre arsye pse ndodh kjo dhe kjo është mënyra më e mirë për t’i shmangur ato.
Temperatura e papërshtatshme
Piqni peshkun gjithmonë në furrë të parangrohur, sepse nëse nxehen njëkohësisht edhe peshku edhe furra, të gjitha lëngjet do të jenë në tavë dhe do t’ju duhet ta piqni më gjatë.
Jeni duke e tepruar
Mos e teproni me peshkun. Për përgatitje mjaftojnë 20-30 minuta pjekje për një sasi 1-2 kg. Dhe si do ta kuptoni se është gati? Kontrolloni nëse mishi ndahet lehtësisht nga kocka, nëse po – mund ta shërbeni.
Nuk fut asgjë brenda
Ju duhet ta mbushni peshkun me qepë, barishte të freskëta, gjalpë, perime dhe limon. Këto ushqime do ta përmirësojnë shijen e tij, por edhe do ta bëjnë më të lëngshme.








