Trefish më shumë reshje se mesatarja, lagështia problem për kulturat bujqësore

Trefish më shumë reshje se mesatarja, lagështia problem për kulturat bujqësore

Gazetare: Ajnur Bafqari

Pothuajse trefish më shumë reshje të shiut, se sa mesatarja mujore për këtë periudhë të vitit, e bën këtë një pranverë të pazakonshme, thonë ekspertët. Sipas agrometeorologut Angellko Angeleski, lagështia e shoqëruar me temperatura nën mesataren për këtë periudhë të vitit po bëhen problem për kulturat bujqësore.

“Praktikisht në disa vende, tashmë e kanë tejkaluar mesataren e reshjeve të shiut për një muaj. Nga 130 litra shi kanë rënë në Kriva Pallankë, 120 litra në Prilep, 100 litra në Berovë. Derisa mesatarja e viteve të kaluara, është 40-60 litra në metër katror për muajin qershor. Një mot i tillë me reshje, u shoqërua edhe me temperatura të pazakonta nga mesataret për këtë periudhë të vitit. Ne kemi qenë dëshmitarë që në muajin qershor të kemi temperatura edhe mbi 35 gradë Celsius, që nuk ishte rast në këtë periudhë”, deklaroi Angellko Angeleski, agrometeorolog.

Këto kushte të motit do ta prolongojnë pjekjen e drithërave për 5 deri në 10 ditë, ndërsa vonesa ka edhe tek duhani dhe bimët në ambient të hapur.

“Në aspekt të drithërave, reshjet e tilla mendoj se nuk kanë asnjë ndikim negativ, ndoshta do të vonohen me pjekjen, sepse megjithatë nuk kemi mjaftueshëm temperatura….03:04 Lagështia e lartë në ajër që ndodh pasi në orët e mëngjesit e përcjellë me temperatura të larta paraqet mundësi të shpërndarjes së sëmundjeve dhe dëmtimeve tek frutat dhe hardhitë. Prandaj nevojitet që bujqit të ndërmarrin masa kompetente që të mund t’i ruajnë frutat në këtë periudhë, sepse munden tërësisht ta humbin frytin”, tha Angelko Angeleski, agrometeorolog.

Sipas Angelleskit këto reshje të shiut janë të favorshme për pjesën e mbushjes së akumulimeve të ujit, që deri në muajin mars ishin pothuajse të zbrazëta. Ai nënvizoi se rreziku për ballafaqim me thatësirën, duket se është tejkaluar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button