Tregjet, qytetarët ankohen për çmimet


Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve të prodhimeve bazë për jetesë, sidomos të çmimeve nëpër tregje. Sipas tyre krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar çmimet e pothuajse të gjitha frutave dhe perimeve janë rritur për një përqindje të caktuar.

“Diçka është më e shtrenjtë, diçka është njësoj si vitin e kaluar”.

“Gjithçka është më shtrenjtë. Gjithçka nga pak ka çmim më të lartë”.

“Po, po. Këtu varet nga dita, nëse është ditë pazari apo diçka tjetër”.

“Po më të shtrenjta janë. Mendoj se për 10% janë më të shtrenjta, madje deri 15%. Kjo është ekonomia e tregu, kështu që s’kemi çfarë t’i bëjmë”.

“I shoh, nuk është se ka ndonjë dallim të madh. Mund të themi që afërsisht janë të njëjtat”.

“Në këtë Pazar gjithçka është më shtrenjtë”.

Për dallim nga qytetarët, të cilët ankohen për rritje të çmimeve, shitësit pohojnë të kundërtën. Ata këmbëngulin se s’ka ndryshim, madje mund të ketë edhe ulje për produkte të caktuara.

“Çmimet ndoshta janë ulur paksa në krahasim me vitin e kaluar. Për shkak të situatës më pandeminë, biznese mbylle, nuk ka të ardhura dhe kur nuk ka të ardhura nuk ka blerës dhe kjo ndikon në uljen e çmimeve. Për shembull, vitin e kaluar boronicën e kam shitur 500 denarë, këtë vit e shes 400 denarë.”

Ndërkohë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në muajin korrik qytetarët kanë shpenzuar për 21.3% më pak, në krahasim me muajin qershor. Kjo përqindje i referohet çmimeve të perimeve të freskëta, përveç patateve dhe perimeve të këtij lloji. Ndërsa sa i përket kostos për fruta e njëjta është ulur për 0.7 %.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button