Trendafilov: Përfshirja e bullgarëve të Maqedonisë në Kushtetutë, mënyra më e shpejtë për të mohuar stigmatizimin e tyre
Kërkesa për ndryshim të Kushtetutës, me përfshirjen e bullgarëve të Maqedonisë, si pjesë e popujve përbërës në Maqedoninë moderne është mënyra më e shpejtë për të treguar se stigmatizimi i bullgarëve të Maqedonisë ka marrë fund, thotë në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Gjorgji Trendafilov, Kryetar i Unionit Demokratik Qytetar (UDQ).
“Do të ishte më e shpejta, e di që mund të ishte e komplikuar të merrje shumicën e nevojshme tani në Parlament, por do të ishte hapi më i shpejtë për të treguar se atmosfera e stigmatizimit dhe arketipit të armiqve, Bullgarisë apo bullgarëve të Maqedonisë përfundon me futjen e kategorisë se një nga popujt përbërës në shtetin modern të Maqedonisë janë bullgarët e Maqedonisë”, tha Trendafilov.








