Tri humbje radhazi, klubi italian shkarkon trajnerin De Rossi

Mungonte vetëm njoftimi zyrtar, i cili tashmë ka mbërritur: Daniele De Rossi është shkarkuar nga Spal. Drejtuesit e klubit Italian të Serie B e morën vendimin pas rezultateve të fundit, pas tri humbjeve radhazi, e fundit prej të cilave ndaj Venezia.

SPAL është aktualisht në vendin e tretë nga vendi i fundit, me 24 pikë. Ish-lojtari i Romës me shumë gjasa do të zëvendësohet nga Massimo Oddo, i thirrur për të nxjerrë SPAL nga kjo situatë krize. Klubi e komunikoi shkarkimin e ish-kapitenit të Romës si trajner me një shënim zyrtar në faqen e tij të internetit, duke falënderuar De Rossin dhe stafin e tij për punën e bërë:

“SPAL njofton se Daniele De Rossi është liruar nga detyra e trajnerit të ekipit të parë. Nga rolet përkatëse, së bashku me trajnerin De Rossi janë liruar edhe ndihmëstrajneri Carlo Cornacchia, bashkëpunëtorët teknikë Emanuele Mancini, Guillermo Giacomazzi dhe Marcos Alvarez, si dhe analisti i ndeshjeve Simone Contran.

 

Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin dhe anëtarët e stafit të tij për punën e bërë në muajt e fundit, duke iu uruar atyre fat të mirë profesional për të ardhmen e karrierës”.

LEXO EDHE:

Back to top button