VIDEO / Pasi shpëtoi nga rrënojat e tërmetit, flet me idhullin e tij

Nëntë vjeçari Semih Ince, i cili u shpëtua nga rrënojat në Gaziantep, pas 156 orësh, foli me kamer me Muslera-n, portierin e Gallatasarai-t, të cilin ai e admiron dhe i kërkoi fanellën.

Semih İnce, kërkoi ujë dhe akullore pasi doli i gjallë. Muslera, i cili mësoi nga lajmet për rastin e Semihut, foli në telefon me kamer me tifozin e vogël.

“Dua fanellën tënde”, i tha vogëlushi, teksa Muslera iu përgjigj: “Po e dërgoj menjëherë”.

Në telefon Muslera tha: “Semih, të uroj shërim sa më të shpejtë. Si ndihesh, kush jam unë? “Cilën skuadër mbështesni?” pyeti ai.

Semih u përgjigj: “Ti je Muslera. Unë jam me Gallatasarain”.

Ai iu përgjigj Semihut “Mashallah Semih”.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button