Vezët, mishi dhe kërpudhat janë tri ushqime që nuk duhen larë përpara se të konsumohen.
Larja e vezës do sillte bakteret në kontakt me brendësinë e tyre. Vezët kanë një guaskë natyrale poroze, kur ato janë në kontakt me ujin dhe bakteret mund të hyjnë lehtë në brendësi të vezës, duke paraqitur një rrezik për shëndetin.
Larja e mishit mund të rritë rrezikun e kontaminimit përmes spërkatjes. Pikat e ujit mund të spërkasin bakteret në pjesë të tjera të kuzhinës, moslarja e tij garanton higjienën e mirë.
Nëse ne lajmë kërpudhat shija e tyre do të ndryshojë, për arsye se ato thithin ujin, në këtë rast këshillohet që kërpudhat të lahen me një leckë të lagur dhe të fërkohen lehtë sipërfaqet e saj që kanë papastërti. Syri.net- newsbomb.gr.








