Tri vende të BE-së ndihmojnë Slloveninë në monitorimin e kufirit

Tri vende të Bashkimit Evropian do të ndihmojnë kolegët e tyre në Slloveni për të monitoruar kufirin e saj me Kroacinë. Ky vendim vjen si shkak i shqetësimeve në lidhje me një rritje të mundshme të imigrantëve të paligjshëm, ndërsa kushtet e motit po përmirësohen.

Më shumë se një milion imigrantë dhe azilkërkues, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, hynë në Bashkimin Evropian përmes të ashtuquajturës ‘Rruga Ballkanike’ gjatë viteve 2015-16, duke shtyrë vendet të forcojnë sigurinë e kufirit.

Edhe Kroacia, ashtu si Sllovenia, është anëtare e BE-së, por nuk është në zonën Shengen. Kjo do të thotë që imigrantët që arrijnë në Slloveni mund të udhëtojnë shumë më lehtë në vendet më të pasura anëtare të BE-së, me Gjermaninë si destinacioni më i popullarizuar.

Qeveria e Sllovenisë kishte thënë mars se do të fuste patrulla të përbashkëta me oficerë nga anëtarët e tjerë të BE-së në kufirin e saj me Kroacinë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar migracionin e paligjshëm./ Klan Kosova

LEXO EDHE:

Back to top button