Tri vende votuan kundër, draft rezoluta e sponsorizuar nga SHBA për armëpushimin në Gaza nuk kalon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Tri vende votuan kundër, draft rezoluta e sponsorizuar nga SHBA për armëpushimin në Gaza nuk kalon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Draft rezoluta e sponsorizuar nga SHBA për armëpushimin e Gazës nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo ka votuar kundër rezolutës në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Rreth 11 vende votuan pro rezolutës, një vend abstenoi, ndërsa tre vende votuan kundër – Rusia, Kina dhe Algjeria.

Dhe pasi Kina dhe Rusia janë anëtarë të përhershëm të këshillit, votimi dështoi, shkruajnë mediat e huaja.

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB, tha para votimit se SHBA, së bashku me Egjiptin dhe Katarin, po “punojnë gjatë gjithë kohës” për një marrëveshje që “do të na ndihmojë të adresojmë krizën e tmerrshme humanitare”.

Ajo tha se negociatat ishin “të afërta, por jo ende te caku për fat të keq”.

Ajo shtoi se rezoluta “do të na afrojë më shumë me atë marrëveshje dhe do të na ndihmojë ta lehtësojmë atë vuajtje”.

Por i dërguari i Rusisë në OKB u bëri thirrje vendeve që të mos mbështesin rezolutën, duke e quajtur atë një “ushtrim retorikë boshe”.

LEXO EDHE:

Back to top button