Trifonov e bëri ‘llug’ opinionin vendas e bullgar pas deklaratës së djeshme

Trifonov e bëri ‘llug’ opinionin vendas e bullgar pas deklaratës së djeshme

Gazetar: Lluka Andrev

Deklarata e politikanit bullgar Slavi Trifonov, se nëse Shtetet e Bashkuara duan kaq shumë që vendi të fillojë negociatat, atëherë së pari duhet t’i heqin vizat për bullgarët, trondit opinionin në të dy vendet, shkruan Alsat.

Partitë e koalicionit në Qeveri janë distancuar nga postimi i Trifonovit dhe kanë bërë thirrje që të mos bëhen deklarata të improvizuara në lidhje me Maqedoninë.

“Ne kemi strategji që bisedimet të fillojnë në një nivel shumë më intensiv dhe më të gjerë, dhe jo vetëm në drejtim të së kaluarës historike. Kjo është ajo që do të na ndihmojë t’i afrojmë pozicionet tona, së bashku me respektimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë”, tha Andrej Gjurov – deputet i “Vazhdojmë me ndryshimet”.

Nënkryetari i VMRO DPMNE-së Nikollovski kërkoi nga MPJ e Maqedonisë të reagojë.

“Ai nuk është vetëm kryetar i një partie të madhe politike në Bullgari, pjesë e shumicës qeverisëse, por është edhe kryetar i partisë që e propozon ministrin e jashtëm, gjë që i shton peshë të gjithë deklaratës së tij. Fillimisht të luajë dhe ta poshtërojë popullin maqedonas, të luajë me emrin e popullit dhe të shtetit këtu, pastaj jep kushtëzime të pazarxhinjve”, u shpreh Aleksandar Nikoloski – VMRO-DPMNE.

Për sfidat e rrugës së integrimit europian u debatua në seancën e parë të Këshillit të Integrimit Europian, ku morën pjesë deputetë si nga pushteti ashtu edhe nga opozita. Nikolovski, i cili kryeson Këshillin nacional, tha se aktiviteti i parë do të jetë prezantimi i prioriteteve të presidencës franceze nga ambasadori francez në vend.

Dinamika të reja në bisedimet maqedono-bullgare pritet pas vizitës së kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup në fund të këtij muaji. Përgatitjet për vizitën tashmë kanë filluar – Këshilltarja e Petkovit për politikë të jashtme Vesela Çerneva ishte të Shkup për t’i saktësuar detajet e takimit me Dimitar Kovaçevskin. Përpara vizitës së Petkovit, presidenti bullgar Rumen Radev ka caktuar seancë të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për më 10 janar, në të cilën autoritetet bullgare pritet të rikonfirmojnë qëndrimin e tyre për çështjen e integrimit evropian të Maqedonisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button