Triumf i dyfisht i Nik Kirgiosit në Uashington

Tenisti australian me origjinë greke, Nik Kirgios, fitoi dy tituj në turneun e Uashingtonit, pasi mundi Joshihita Nishioka-n me rezultatin 6-4 dhe 6-3, ndërsa në finalen në dyshe, së bashku me Xhek Sok, mundi dyshen Dodig-Krajiçek, poashtu me 2-0 në sete, ose 7-5 dhe 6-4 në geme.

Kirgios arriti deri te trofeu në garën individuale për 2 orë e 22 minuta dhe ky është titulli i tij i shtatë në karrierën e tij, ndërsa i pari që nga gushti 2019, kur festoi në të njëjtin turne në SHBA.

Tenisti kontrovers së bashku me Xhek Sok, kishte një paraqitje të shkëlqyer edhe në dyshe, pasi që vendosën finalen me nga një brejk,  në të dyja setet, ndaj Dodigut dhe Krajiçekut.

LEXO EDHE:

Back to top button