Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai pret që të arrihet një marrëveshje me Iranin për zgjatjen e armëpushimit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda javës së ardhshme. Trump tha se një marrëveshje e paqes mund të jetë “edhe më e mirë sesa një fitore ushtarake”. Një draft-marrëveshje, e ndërmjetësuar nga Pakistani, javët e fundit është përcjellë mes dy palëve, teksa shumë pasiguri përcjellin negociatat. Një marrëveshje e përkohshme armëpushimi është në fuqi që nga prilli, megjithëse marrëveshja është sfiduar nga sulmet sporadike. Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje vijnë në kohën kur mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po pengon në mënyrë të konsiderueshme furnizimet globale me naftë dhe ka bërë që çmimet e energjisë të rriten. Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, e cila filloi më 28 shkurt, ka vrarë mijëra njerëz dhe ka destabilizuar Lindjen e Mesme. Ngushtica e Hormuzit është një rrugë jetike detare përmes së cilës kalon pothuajse pothuajse 20 për qind e furnizimit botëror me naftë nga Gjiri drejt tregjeve ndërkombëtare./Alsat.mk.








